Sot janë shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 6 tetor nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka treguar rezultatet e partive politike si dhe të kandidatëve për deputet nga subjektet politike.
Sipas KQZ-së, Lista Serbe ka marr 57 mijë e 15 vota apo 6.754% dhe i do t’i ketë 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Koalicioni Vakat ka marr 7 mijë e 81 vota apo 0.84% dhe do t’i ketë 2 deputetë.
Kosova Demokratik Turk Partisi ka marr 6 mijë e 767 vota apo 0.80% dhe do t’i ketë 2 deputetë.
Partia Liberale Egjiptiane ka marr 4 mijë e 881 vota apo 0.58% dhe do ta ketë 1 deputetë.
Nova Demokratska Stranga ka marr 3 mijë e 932 vota apo 0.47% dhe do ta ketë 1 deputetë.
PArtia e Ashkalinjëve për Integrim ka marr 3 mijë e 102 vota apo 0.37% dhe do ta ketë 1 deputet.
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës ka marr 1 mijë e 754 vota apo 0.21% dhe do ta ketë 1 deputet.
Jedinstvena Goranska Partija ka marr 1 mijë e 156 vota apo 0.14% dhe do ta ketë 1 deputetë.
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka marr 1 mijë 78 vota dhe do ta ketë 1 deputetë.
Daka ka thënë se nga ky moment fillon afati 24 orësh për ankesa nga subjektet dhe kandidatët për deputet./Telegrafi/