Telegrafi

Këta janë deputetët e koalicionit ASH-AAA që do të ulen në ulëset e Kuvendit të Maqedonisë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dje (16 korrik) doli me rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet e 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut, duke treguar se të drejtën e votës e kanë përdorur 931,369 qytetarë nga 1,814,045 votues. Me përqindje, kjo i bie se kanë votuar 51.34% e qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni. Në këto zgjedhje u njoh një fakt, se votat shqiptare për LSDM-në e Zoran Zaevit u kthyen nëpër llogaritë e partive shqiptare, BDI dhe koalicionit ASH-AAA.

Partia fituese e zgjedhjeve tek shqiptarët është Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ndërsa të dytët dolën Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa si pjesë e koalicionit “Tash është Koha”. Telegrafi Maqedoni ju sjell listën e 12 deputetëve të zgjedhur të këtij koalicioni në 4 zona zgjedhore. Sipas listave të deputetëve, Aleanca për shqiptarët ka fituar 8 (tetë) deputetë kurse Alternativa ka fituar 4 (katër) nga gjithësejt 12 mandate të fituara.

Zona 1:
1. Skender Rexhepi – Alternativa
2. Abdulla Salihu – Aleanca për shqiptarët

Zona 2:
1. Afrim Gashi – Alternativa
2. Elmi Aziri – Aleanca për shqiptarët
3. Safije Sadiku – Alternativa

Zona 5:
1. Syrja Rashidi – Aleanca për shqiptarët

Zona 6:
1. Ziadin Sela – Aleanca për shqiptarët
2. Adnan Neziri – Aleanca për shqiptarët
3. Ilire Dauti – Aleanca për shqiptarët
4. Hysni Ismaili – Alternativa
5. Halil Snopçe – Aleanca për shqiptarët
6. Artina Qazimi – Aleanca për shqiptarët

Në këto zgjedhje numri i deputetëve shqiptar është më i madh. Historik për të gjithë zgjedhjet në Maqedoni. Si asnjëherë më parë, partitë shqiptare kanë 33 deputetë. BDI 15, ASH/AAA 12, Besa 4, LSDM 1, PDSH 1 . Kujtojmë se numri më i madh ndonjëherë i deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë ka arritur deri në 30 deputetë. /Telegrafi/