Telegrafi

Këta janë 15 lojtarët nga Kosova që luajnë në kampionatin evropian dhe mund t’i bashkohen Kosovës

Përfaqësueses së Kosovës në futboll, që sot mësoi se është pjesë e Grupit I në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”, mund t’i bashkohen 15 futbollistë që aktualisht janë me ekipe tjera në Euro 2016.

11 lojtarë nga kombëtarja shqiptare dhe katër të tjerë që luajnë për Zvicrën kanë rrënjë nga Kosova.

Etrit Berisha, Lorik Cana, Arlind Ajeti, Mërgim Mavraj, Ermir Lenjani, Migjen Basha, Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Shkëlzen Gashi, Frederik Veseli janë futbollistët me rrënjë nga Kosova që luajnë për Shqipërinë, ndërsa Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Shani Tarashaj janë kosovarët e Zvicrës.

Anëtari më i ri i FIFA-s mund të marrë edhe anëtarin e Manchester Unitedit, Adnan Januzajn, raporton koha.net.

Kësaj liste mund t’i shtohen edhe Milot Rashica dhe Herolind Shala, që nuk u ftuan nga Gianni De Biasi në Euro 2016.

Një vendim se a kanë të drejtë futbollistët e kombëtareve tjera të nisin të luajnë për Kosovën pritet të merret së shpejti nga FIFA.