Sot mbahet seanca konstituive e legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës.
Seanca pritet të fillojë në ora 10:00, transmeton Telegrafi.
Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 19 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë tetë ulëse.
Ndërkaq, nga komunitetet, Lista Serbe ka fituar të dhjetë ulëset e garantuara. Dy ulëse ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës. Nga një ulëse kanë fituar Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe Unioni Socialdemokrat.
Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve, partisë fituese, Lëvizjes Vetëvendosje i takon që të propozojnë edhe personin që do ta udhëheqë Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e re.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 14 shkurt.
Telegrafi më poshtë ua sjellë kandidatët e zgjedhur për deputetë të cilët pritet të betohen gjatë ditës së sotme. /Telegrafi/