Site icon Telegrafi

Këta janë 11 ‘të mbijetuarit’ të Luis Enrique te Barcelona

BARCELONA, SPAIN - OCTOBER 20: Neymar (L) and Luis Suarez of FC Barcelona share a joke during a training session ahead of their UEFA Champions League Group F match against AFC Ajax at Ciutat Esportiva on October 20, 2014 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Mbi 50 për qind e lojtarëve të Barcelona janë të lënduar, një përqindje identike me atë që është shënuar në ekipin katalanas sezonin e kaluar, në mes 12-24 tetorit. Në numrin total, klubi katalanas ka 13 të lënduar, dy më pak se vitin e kaluar, në të njëjtën kohë.

Duke pasur parasysh se ka luajtur një të pestën e sezonit, kjo përqindje do të çojë në një sfond të fundmë shumë të ngjashëm me vitin e kaluar. Kështu, Luis Enrique la 11 “të mbijetuarit”.

Ata janë Masip, Digne, Aleix Vidal, Pique, Rafinha, Busquets, Arda, Denis Suarez, Neymar, Luis Suarez dhe Alcacer.

Pjesa tjetër e skuadrës, pak a shumë e ka vuajtur një “pengesë”. Në fakt, Ter Stegen dhe Jordi Alba edhe kanë “rënë” dy herë. Në mesin e këtyre 11 lojtarëve, përveç kësaj, janë 7 prej tyre që kanë përfunduar pjesën e parë të sezonit të kaluar pa lëndime, shkruan Telesport.

Ata janë Masip, Digne, Aleix Vidal, Busquets, Luis Suarez, Alcacer dhe Gerard Pique. Ky i fundit, në një mënyrë spektakolare, ka tre vjet me radhë pa lëndime. Qendërmbrojtësi shtatlartë katalanas është më i fortë se kurrë. Në të kundërt, ka pesë lojtarë me fat të kundërt. Cillessen, Mascherano, Alba, Iniesta dhe Messi janë të lidhur me nga dy lëndime.

Barcelona ka pesë “pacientë në infermieri”: Sergi Roberto (zgjatim në adductor), Jordi Alba (zgjatim në biceps të femurit të kofshës të majtë), Jasper Cillessen (ka ndrydhur kyçin e këmbës), Samuel Umtiti (lëndim i ligamentit të brendshëm anësor të gjurit të majtë) dhe Leo Messi (lëndim të adductor-it të muskujve në kofshën e djathtë).

Exit mobile version