Telegrafi

Këta janë 10-të golashënuesit më të mirë në histori të ‘Djajve të Kuq’ (Foto)

Wayne Rooney ka barazuar rekordin e golashënuesit më të mirë në histori të Manchester Unitedit, legjendës Bobby Charlton.

Sulmuesi anglez ka shënuar gol në takimin e sotëm ndaj Readingut, të vlefshëm për Kupën FA, dhe ky gol e ka futur një herë e përgjithmonë në analet e historisë së ‘Djajve të Kuq’.

Lexo po ashtu Rooney barazon rekordin e Charlton, në histori si një prej më të mirëve të United

Ky gol ishte i 249-ti për Rooneyn me fanellën e Unitedit, duke barazuar kështu rekordin e mbajtur për shumë vite nga legjenda e klubit Sir Bobby Charlton, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Këta janë 10-të futbollistët që kanë bërë më shumë asistime në histori të Ligës Premier (Foto)

Në listën e golashënuesve më të mirë në histori të klubit figurojnë shumë emra të mëdhenj të futbollit anglez dhe evropian si George Best, Ryan Giggs dhe Paul Scholes. /Telegrafi/

Më poshtë Telegrafi iu sjellë listën me 10-të golashënuesit më të mirë në histori të Man Utd:

1.Wayne Rooney | 543 paraqitje | 249 gola

1.Bobby Charlton | 758 paraqitje | 249 gola

3.Denis Law | 404 paraqitje | 237 gola

4.Jack Rowley | 424 paraqitje | 211 gola

5.Dennis Viollet | 293 paraqitje | 179 gola

5.George Best | 470 paraqitje | 179 gola

7.Joe Spence | 963 paraqitje | 168 gola

7.Ryan Giggs | 963 paraqitje | 168 gola

9.Mark Hughes | 467 paraqitje | 163 gola

10.Paul Scholes | 718 paraqitje | 155 gola