Padyshim që lojtarët që driblojnë pëlqehen më shumë nga të gjithë. Dribluesit e mëdhenj krijojnë hapësira për lojtarët dhe atraksion për tifozët.
Cies Football Observatory ka bërë një renditje me lojtarët që kanë kompletuar më shumë driblime.
Në këtë klasifikim nuk mungojnë surprizat, sikurse pasi vendi i parë nuk mbahet nga Lionel Messi.
Duke shikuar klasifikimin, është Adama Traore i Middlesbrough ai që kryeson me 70% apo 194 driblime.
I dyti vjen Eden Hazard i Chelsea dhe pastaj Allan Saint-Maximin i Bastia.
Vendi i katërt është për Neymar, ndërsa pas tij talenti i Crystal Palace, wilfred Zaha.
Për Lionel Messi është i nder vetëm vendi i gjashtë.
Edhe në vendin e shtatë qëndron një tjetër futbollist nga Liga Premier, Mousa Dembele i Tottenhamit.
I teti është, Alexis Sanchez me 61 % të driblimeve të realizuar.
Klasifikimin e mbyllin Amine Harit i Nantes dhe lojtari i parë nga Serie A, Felipe Anderson i Lazio. /Telegrafi/