Telegrafi

Këta ishin futbollistët më të mirë në Evropë në gjashtë vitet e fundit

Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë në Evropë për vitin 2016.

UEFA gjatë ditës së sotme në ceremoninë e mbajtur në Monaco ka zgjedhur Cristiano Ronaldon si futbollistin më të mirë në Evropë për vitin 2016.

Megjithatë, në gjashtë vitet e fundit sulmuesi i Real Madridit është zgjedhur edhe një herë, në vitin 2014, duke barazuar Lionel Messin.

Lexo po ashtu Ronaldo zgjidhet futbollisti më i mirë në Evropë

Kjo pasi, sulmuesi i Barcelonës e ka fituar dy herë më parë këtë çmim, një herë në vitin 2011 dhe një herë tjetër në vitin 2015.

Nga një herë e kanë fituar edhe Andres Iniesta (2012) dhe Frank Ribery (2013). /Telegrafi/

Lista e çmimit të futbollistit më të mirë në Evropë:

2011: Lionel Messi

2012: Andres Iniesta

2013: Frank Ribery

2014: Cristiano Ronaldo

2015: Lionel Messi

2016: Cristiano Ronaldo