Site icon Telegrafi

Këta dy përbërës të kuzhinës fshijnë njolla e këqija nga fanella shpejt dhe lehtë

Të gjitha amvisat dëshirojnë ta provojnë këtë truk

Ja se si edhe ju do t’i eliminoni lehtë dhe pa shpenzuar shumë para njollat e djersës nga fanella! – transmeton Telegrafi.

Detergjenti i zakonshëm për larje rrobash shpesh nuk mund t’ i eliminojë njollat e djersës, posaçërisht nga fanella e bardhë, mirëpo këta dy përbërës të kuzhinës do t‘i fshijnë shpejt dhe lehtë.

Kulloni një limon të freskët dhe përzieni me pak ujë dhe masën e përftuar qiteni në njollën e djersës. Fanellën e njomur me limon lëreni që të thahet në diell, pastaj lajeni.

Nëse nuk keni arritur t’i eliminoni njollat me limon, bëni përzierjen nga 2 lugë sodë buke dhe gjysmë filxhani të vogël ujë.

Përzierjen e përftuar qiteni në njollë dhe lëreni të qëndrojë 1 orë, pastaj lajeni fanellën.

Njolla do të zhduket, ndërkaq gardëroba juaj do të jetë e pastër dhe e freskët. /Telegrafi/

Exit mobile version