Gjatë mbrëmjes së sotme (e hënë) po mbahet ‘Prime’ i dytë me radhë i Big Brother VIP Kosova 2.
Spektakli shpalosi ndodhit e ditëve të para të banorëve në shtëpinë e famshme, ku nuk munguan as debatet.
Një i tillë ndodhi edhe mes dy banorëve Visar Dërmaku i njohur edhe si Gani Gërmia dhe këngëtare Linda Halimi.
Dyshja patën një diskutim me njëri-tjetrin, madje edhe duke përdorur epitetet.
“Kësulëkuqe”, i është drejtuar Gania, Lindës, gjë e cila kësaj të fundit nuk i ka pëlqyer aspak.
Por, në fund debati i dyshes ka përfunduar me një pajtim mes tyre. /Telegrafi/