Mesfushori i Milanit, Franck Kessie, tregon se është i përkushtuar te kuqezinjtë përkundër zërave për një kalim te Chelsea.
22-vjeçari është i lumtur te klubi nga Milano, ndërsa është i emocionuar për ndeshjen e xhiros së ardhshme ndaj ish-skuadrës.
“Kam pesë vite të mbetura në kontratë dhe jam këtu”, ka thënë Kessie për Sport Mediaset.
“Kemi një trajner të madh që po bën mirë dhe të gjithë ne jemi me atë. Ndihem mirë dhe do vazhdoj të ëndërroj dërgimin e Milanit në Ligën e Kampionëve”.
Kessie para se të bashkohej me kuqezinjtë ishte pjesë e Atalantas, kundërshtarit të ardhshëm.
“Jam shumë i lumtur që do të rikthehem në Bergamo. Duhet të shkoj atje si kundërshtar, por ende është e bukur, në stadiumin e njëjtë me tifozë fantastikë”.
“Ishte speciale të shënoja aty në sezonin e kaluar, por nuk festova dhe nuk do ta bëjë prapë”, ka shtuar Kessie. /Telegrafi/