Site icon Telegrafi

Kessie kërkohet nga Interi, por lojtari nuk e mendon largimin nga Barcelona

Franck Kessie po luan sezonin e parë në radhët e Barcelonës, por përshtatja e ish-lojtarit të Milanit me lojën e skuadrës së re nuk ka shkuar si duhet.  

Trajneri Xavi Hernandez e ka ulur në stol për pjesën më të madhe të ndeshjeve  dhe kjo ka bërë që të rritet zërat për largimin e tij.

Interi është klubi që më së shumti është i lidhur me mesfushorin, por Kessie nuk mendon largimin.

“Një transferim te Inter? Kur sheh emrin tënd në afatin kalimtar dhe të lidhur me një klub tjetër do të thotë se ke bërë mirë”.

:Mua më vjen mirë sepse jam pjesë e mesfushës së Barcelonës, kam debutuar me katalanasit dhe kjo nuk është pak”.

“Jam i lumtur për interesimin, ka skuadra që më kërkojnë. Por kam firmosur një kontratë katërvjeçare dhe ndjehem pjesë e Barçës. Synon të mbetem pjesë e tyre për shumë vite”, ka thënë Kessie. /Telegrafi/

Exit mobile version