Franck Kessie e ka dhënë mendimin e tij për ndeshjen që Milani do ta zhvillojë ndaj Juventus të dielën, duke besuar të se do të fitojnë 2-0.
Ndeshja vjen në një moment të mirë të të dyja skuadrave dhe pas pushimit dy javor.
“Ne gjithmonë duam të fitojmë, njëjtë do të jetë edhe me Juventusin”.
“Ne i duam tri pikët. Juve është klub i madh dhe pse do të jetë një ndeshje e vështirë, por do të luajmë në Torino lojën tonë për ti marr tri pikët”.
“Duhet të rritemi dhe do të ishte e mahnitshme të marrim rezultat të mirë në Torino.
“Nëse do t’ia largoje një lojtarë Juventusit cili do të ishte ai? Do të thosha Buffon”.
“Ai është i madh, dhe sa herë që luaj kundër tij, ai më bën të mendoj që të luaj deri në moshën 40 vjeçare”.
“Një parashikim? 0-2 për ne dhe unë do të shënoj”, ka thënë Kessie./Telegrafi/