Franck Kessie do të largohet nga Barcelona pas vetëm një viti qëndrim në Camp Nou.
Mesfushori afrikan ishte pranë rikthimit te Juventusi, por gjërat tanimë kanë ndryshuar dhe ai karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit arab te skuadra Al-Ahli.
26-vjeçari ka arritur tanimë një marrëveshje me klubin arab për një kontratë tre vjeçare nga e cila do të fitojë 15 milionë euro neto në sezon.
Megjithatë klubi arab pas marrëveshjes me futbollistin tani duhet ta bind Barcelonën.
Katalunasit kanë marrë një ofertë të parë prej 15 milionë eurove nga Al Ahli, por kjo ofertë është refuzuar menjëherë.
E përditshmja katalunase Sport ka raportuar se te Barça duan të fitojnë 30 milionë euro nga largimi i mesfushorit qendror.
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka zhvilluar 43 ndeshje me Barcelonën ku ka realizuar tre gola dhe ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/