Blerjet e reja Andreas Christensen dhe Franck Kessie mund të largohen të dy falas nga Barcelona nëse nuk regjistrohen para ndeshjes hapëse të La Ligës të së shtunës kundër Rayo Vallecano.
ESPN shkruan se Christensen dhe Kessie që iu bashkuan Barçës si transferime të lira në fillim të kësaj vere nga Chelsea dhe AC Milan mund të dështojnë.
Kanë mbetur edhe tre ditë deri në fillimin e sezonit të ri, megjithatë, asnjëri nuk është regjistruar në ligën spanjolle.
Burimet i kanë thënë ESPN se nëse nuk regjistrohen përpara ndeshjes hapëse të Barçës kundër Rayo, të dy lojtarët mund të zgjedhin të ekzekutojnë një klauzolë që i lejon ata të largohen falas.
The new guys, Andreas Christensen and Franck Kessie pic.twitter.com/Ng1jAKzcWa
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 11, 2022
Të ardhurit e tjerë të verës, Robert Leëandoëski, Raphinha dhe Jules Kounde po ashtu nuk janë regjistruar ende në La Liga, së bashku me Sergi Roberton dhe Ousmane Dembelen që kanë rinovuar kontratat.
ESPN shkruan se situatat e Christensen dhe Kessie janë paksa të ndryshme, duke qenë se ata iu bashkuan Barçës falas, për këtë edhe mund të largohen falas përpara mbylljes së afatit kalimtar.
Në anën tjetër presidenti i klubit, Joan Laporta, vazhdon të transmetojë optimizëm duke thënë se të shtatë lojtarët do të regjistrohen në kohë. /Telegrafi/