Liverpooli edhe një herë ka dëshmuar se kur është puna te rikthimet, janë të pazëvendësueshëm, pasi në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, mposhtën Barcelonën 4-0.
Ndeshja nisi shumë mirë për Liverpoolin që arritën të shënonin në minutën e shtatë.
Ishte Divock Origi që shënoi pas një topi të kthyer nga portieri, ku kishte goditur Milner.
Barcelona tentoi të kundërpërgjigjet me dy raste të Leo Messit dhe një të Philippe Coutinhos, por nuk kishte sukses.
Ndeshja ishte në vazhdim e zjarrtë me të dy klubet që luftonin për çdo top në fushë.
Kishte raste, por shumica nga to përfundonin pa rrezik.
Barcelona ka mundu të shënojë në finish të pjesës së parë, po Jordi Alba dhe Messi nuk qëlluan portën.
Pjesa e dytë nisi shumë mirë për Liverpooli që arriti të shënojë shumë shpejtë dy gola.
Zëvendësuesi Georginio Ëijnaldum arriti të shënojë dy herë në fillim të pjesës së dytë.
Fillimisht asistoi Alexander-Arnold në minutën e 54-të.
Dy minuta më pas Xherdan Shaqiri asistoi bukur në zonë për Wijnaldum që rezultati të shkojë në 3-0.
Festë e madhe në stadiumin legjendar Anfield, ku tifozët gjithmonë besojnë tek skuadra e tyre.
Kur pritej reagimi i Barcelonës, ndodhi ajo që shumë pak njerëz e kanë pritur.
Goli i katërt u shënua në minutën e 79-të, ndërsa erdhi nga një skemë ndërmjet Xherdan Shaqiri dhe Trent Alexander-Arnold.
Derisa mesfushori shqiptar u nis drejt këndit për ta ekzekutuar goditjen, mbrojtësi i krahut e pa të lirë Origin në zonë dhe ia pasoi topin, ndërsa ai e elektrizoi akoma më shumë stadiumin në Anfield (4-0).
Fitore e madhe dhe një prej rikthimeve më të mëdha në histori të futbollit.
Liverpooli kalon në finale për e herë të dytë radhazi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=X2ax2a8YvaI
https://www.youtube.com/watch?v=tjOX9_m9k6Y