Barcelona është eliminuar mbrëmë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
E fansi i zjarrtë i klubit katalonas është edhe Blero Muharremi, i cili sa herë fiton skuadra e tij e zemrës publikon fotografi dhe lë mesazhe ngacmuese për kundërshtarët.
Por, duket se këngëtari shqiptar ka zgjedhur kësaj here të hesht, pasi që Barcelona në pesë takimet e fundit ka bilanc negativ, përkatësisht ka tre humbje, një barazim dhe po aq fitore, transmeton Telegrafi.
Në fakt, Blero ka publikuar një fotografi që e ka bërë me rastin e marrjes së në numri rendor (2345) të minimaratonës, e cila do të zhvillohet në Prishtinë.
Kujtojmë se maratonën po e organizon modelja dhe kreatorja e modës, Afërdita Paqarada, ku të gjitha parat nga shitja e numrave shkojnë për gratë e keqtrajtuara. /Telegrafi/
PO ASHTU LEXONI: Stresi ‘tallet’ me skuadrën e Bleros (Foto)