Debati presidencial mes Emmanuel Macron dhe Marie Le Pen përfundoi i ashpër, ashtu siç edhe u zhvillua pothuajse gjatë gjithë kohës.
Me zë të lehtë, Emmanuel Macron e sulmoi brutalisht Marie Le Pen-in në fund të debatit presidencial francez.
“Ky vend nuk është i rëndësishëm për ju, ju nuk keni projekt”, tha Macron.
Kampanja juaj e urrejtjes dhe falsifikimeve e ushqen frikën. Frika ju zhvillon juve”.
“Nuk e dua këtë gjë për Francën – vlen më shumë se kaq”.
“S’e kuptoj zemërimin e bashkëqytetarëve tanë. Dua të sjell një përgjigjie të thellë”.
“Dua një Francë që pajtohet me veten dhe një Francë që është vërtetë e transformuar”, përfundoi Le Pen.
Në anën tjetër, Le Pen tha se është e stilit të vjetër, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Njerëzit do të thonë se jam e stilit të vjetër, por e dua Francën ashtu siç është, me kuturën e vet, me gjuhën dhe kufinjt e vet”.
Ajo tha se Macron dëshiron t’i mbyllë spitalet dhe fabrikat.
“Gjëja e vetme që ju nuk doni është t’i mbyllni kufinjt”, deklaroi ajo.
Në përmbyllje të debatit, vazhduan tensionet dhe akuzat mes të dy kandidatëve.
“E refuzoj shpirtin e disfatës dhe urrejtjes së propozuar nga Fronti Kombëtar”, tha Macron.
“Ne kemi qenë gjithmonë një vend i hapur dhe bujar”, vazhdoi ai.
Le Pen u mahit: “Po, sikurse Francois Hollande”.
Macron iu përgjigj: “Ti rri në televizion, unë dua ta udhëheq vendin”.