Në palestrën “13 Qershori” është ndërprerë për disa minuta ndeshja mes Golden Eagle Ylli e Bashkimit, e cila më pas është zhvilluar pa tifozë.
Kjo erdhi si rezultat i problemeve në mes tifozëve ku pati edhe hedhje të gjësendeve në fushë, duke detyruar Policinë të zbrasë sallën shkruan Therandasport.
E gjithë ngjarja ndodhi pas provokimeve të turpshme nga zyrtarët e Bashkimit, të cilët ishin ulur prapa koshit e që gjatë gjithë ndeshjes brohorisnin duke provokuar situatën.
Kjo u evidentua edhe nga delegati i ndeshjes, i cili në raportin final ka konfirmuar këtë veprim skandaloz, duke treguar se zyrtari i Bashkimit edhe u largua nga palestra.
Kjo situatë u krijua 28 sekonda para fundit të takimit, ku më pas policia Kosovës largoi gjithë tifozët nga palestra dhe skuadrat zhvilluan sekondat e mbetura pa praninë e tyre, ku në fund triumfoi Bashkimi me rezultat 95:89.