Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë sot pjesë në ceremoninë e përvjetshme “Parada e Sovranit”, që organizohet nën patronatin e Mbretëreshës nga Akademia Mbretërore Ushtarake Sandhurst.
Ai gjatë gjithë kohës ka qenë nën përcjelljen e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Britanisë së Madhe, Gjenerali Sir Nick Carter.
Për nder të prezencës së presidentit Thaçi në këtë ceremoni, bendi i Akademisë Mbretërore ka intonuar himnin e Kosovës.
Tash e dy vjet në këtë ceremoni, oficerët e FSK-së shpallën si kadetët më të mirë të huaj nga kjo Akademi.