Mbrëmë (e diele) aktori i njohur turk Murat Yildirim i njohur nga shqiptarët për rolin e ‘Savashit’ ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë me Iman Elbani Yildirim.
Një dasmë madhështore ishte përgatitur për këtë rast, gjersa shumë yje të njohur turk ishin të ftuar në ceremoninë e çiftit.
Ndër të ftuarit kanë qenë edhe çifti i njohur Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman, i njohur për publikun si ‘Çenari’.
Almeda Abazi, shqiptarja e cila u bë e njohur nga spektakli ‘Miss Shqipëria’ bashkë me bashkëshortin e saj janë paraqitur mjaft elegantë në natën e mbrëmshme, duke tërhequr edhe vëmendjen e shumë të ftuarve me praninë e tyre. /Telegrafi/