Site icon Telegrafi

Kështu do të jetë moti sot

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Vlerat minimale të temperaturës gjatë natës u regjistruan ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Telegrafi/

Exit mobile version