Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni ka publikuar listën përfundimtare me të cilën do të vendosin qytetarët e Maqedonisë më 11 dhjetor, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në fletvotim bie në sy edhe Lëvizja Besa e jo Koalicioni ”Rilindje me Besë” për të cilën bëjnë fushatë Lëvizja Besa dhe RDK e Fadil Zendelit.
Edhe OBRM-PDUKM nuk ka lejuar të jetë pjesë e koalicionit por në fletëvotim do të jetë vetëm: OBRM-PDUKM.
Fletëvotimi do të ketë këtë strukturë:
-OBRM-PDUKM
-PDSH
-BDI
-LSDM
-Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi-blloku i tretë
-PPD
-PLM
-Koalicioni ”OBRM për Maqedoni”
-Lëvizja Besa
-E Majta
Zgjedhjet do të mbahen më 11 dhjetor ./Telegrafi/