Juventusi me siguri do ta mbyllë këtë sezon në mesin e pesë skuadrave më të mira në Serie A dhe kështu do të fitojë një pozitë në Ligën e Kampionëve.
Klubi torinez do të ketë shansin për të fituar trofe këtë muaj, pasi luan kundër Atalantas në finalen e Kupës së Italisë.
Por edhe nëse e fiton Kupën e Italisë, Massimiliano Allegrit do të shkarkohet në fund të sezonit dhe mediat italiane pohojnë se klubi tashmë ka rënë dakord për ardhjen e Thiago Mottas nga Bologna.
Motta aktualisht konsiderohet si trajneri më i talentuar i Italisë dhe po bën një punë fantastike me Bolognan, e cila gjithashtu është në rrugën e duhur për t’u kualifikuar në mënyrë sensacionale në Ligën e Kampionëve.
Por rëndësi do të kenë edhe transferimet, ku Tuttosport shkruan se Luka Modric (është një dëshirë e madhe e klubit torinez. Kapitenit kroat i skadon kontrata dhe ende nuk dihet nëse do të qëndrojë te Real Madridi.
Juventusi i Mottas do të ishte shumë më ndryshe në krahasim me atë të Allegrit.
Trajneri aktual i Juventusit luan me formacion 3-5-2. Futbolli i Juventusit është i pashikueshëm dhe më së shumti vuajnë lojtarët sulmues.
Prandaj nuk është për t’u habitur pakënaqësia e lojtarëve si Federico Chiesa dhe Dushan Vlahović, të cilët janë të etur për topa të mirë dhe futboll sulmues.
Motta dhe Modrić do të ishin një garanci për diçka të re dhe emocionuese në Torino.
Juventus planifikon të forcojë disa pozita të tjera. Mbrojtësi Ricardo Calafiori po shkëlqen këtë sezon dhe Motta do ta marrë me vete në veri të Italisë.
Juventus prej kohësh po ndjek mesfushorin e Atalantas, Teun Koopmeiners.
Koopmeiners është holandez i cili duhet të jetë një zëvendësues i Adrien Rabiot, i cili me siguri do të largohet nga klubi këtë verë kur t’i skadojë kontrata.
Së bashku me Modricin dhe Manuel Locatellin do të krijohej një mesfushë e re, me të cilën Juventusi do të mund t’i kundërvihej skuadrave më të forta se vetja. E sotmja thjesht nuk e ka atë cilësi. /Telegrafi/