Telegrafi

Kështu do të dukej tabela e Ligës Premier pa vendimet e VAR-it

Që nga implementimi i sistemit VAR në sezonit 2019/20 në Ligën Premier, ai ka qenë një pikë e vazhdueshme diskutimi mbi vendimet që janë marrë.

Që nga prezantimi i teknologjisë, çdo gol i shënuar është analizuar deri në detaje. Në shumë raste, golat janë anuluar nga pozicionet më të vogla jashtë loje që ka parë ndonjëherë loja.

Ndërsa sezoni 2022/23 arrin pikën e tij të mesit, tani është zbuluar një tabelë e Ligës Premier pa VAR.

Sipas ESPN, VAR-i mund të shkojë në të dyja drejtimet pasi disa skuadra kanë përfituar më shumë se të tjerat. Për shembull, nëse nuk do të përdorej VAR-i, Liverpooli do ta gjente veten në një pozitë më të keqe se sa është tani.

Skuadra e Jurgen Klopp do të kishte gjashtë pikë më pak se totali i tyre aktual nëse VAR nuk do të ishte në përdorim. Klubi nga Anfield ka parë katër gola të anuluar për kundërshtarët e tyre, që është më shumë se çdo klub tjetër në Ligën Premier.

Në ndeshjet e fundit, Liverpooli ka parë golat e shënuar nga Chelsea dhe Everton të anulohen për shkak të pozicioneve jashtë loje.

Aston Villa ishte afër në vendin e dytë pasi ka fituar katër pikë me vendimet e VAR-it, me Manchester United, Crystal Palace dhe Brentford që fituan nga tre pikë falë teknologjisë.

Nga ana tjetër, Leeds Unitedit i janë dhënë disa goditje të mëdha nga VAR. Skuadra e Jesse Marsch ka humbur më së shumti pikë përmes vendimeve të VAR-it, ata do të ishin pesë pikë më mirë nëse nuk do të përdorej teknologjia.

Manchester City dhe West Ham kanë humbur tre pikë falë vendimeve të VAR-it.

Lexo po ashtu Shkruhet historia, gjyqtari shpjegon për herë të parë vendimin e VAR-it për tifozët në stadium

Organet drejtuese të futbollit po kërkojnë vazhdimisht të përmirësojnë VAR-in në mënyrë që t’u japin të gjithëve qartësi shtesë kur merret një vendim.

Kohët e fundit gjyqtarët që gjykuan në Kupën e Botës për Klube i shpjeguan tifozëve dhe njerëzve që shikojnë në TV një vendim të VAR-it, në mënyrë që të japin më shumë qartësi mbi vendimet. /Telegrafi/