Kosova nesër do të zhvillojë takimin e parë në kuadër të kualifikimeve për botërorin e futbollit, i cili do të zhvillohet në Rusi në vitin 2018.
Një ditë para ndeshjes me Finlandën, lojtarët janë relaksuar pas stërvitjeve intensive që kanë zhvilluar ditëve të fundit.
Paraditen e së dielës, futbollistët e kanë kaluar duke lundruar në lumin afër Turkut, qytet ku edhe do të zhvillohet edhe takimi me finlandezët. /Telegrafi/