Gratë në Shkup sot u janë bashkangjitur protestave për më shumë të drejta për gratë që janë mbajtur nëpër të gjithë botën, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Marshi i sotëm është zë kundër asaj çka ndodh me shoqërinë tonë për 10 vitet e kaluara. Ne nuk jemi të barabarta me burrat dhe kemi disbalans të të drejtave. Nuk mund të na thotë se ka përparim.” thonë organizatoret e këtij marshi.
”Nuk duam tiganë, duam të drejta” ishte një ndër parullat e këtyre protestave. /Telegrafi/