Telegrafi

Kështu protestojnë, nxënësit bojkotues të “Sami Frashëri” (Video)

Nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, e bojkotuan mësimin ditën e enjte, për arsye se nuk po e duan profesoreshën e lëndës së Kimisë, Florie Rusinovcin, të cilën e akuzojnë për fyerje.

Lexo po ashtu Nxënësit e “Sami Frashërit” bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e profesoreshës së Kimisë (Foto)

Vet Rusinovci i ka mohuar këto akuza, duke thënë se nuk ka telashe me nxënësit. Ajo pretendon se krejt ky bojkot erdhi shkaku i dikujt tjetër.

Lexo po ashtu Nagavci, për bojkotimin e mësimit në shkollën “Sami Frashëri”: Profesoreshën nuk mund ta vlerësojnë nxënësit

Drejtori i shkollës ka thënë se ka marrë ankesa edhe nga prindërit për këtë mësimdhënëse, të cilat ankesa janë adresuar edhe tek Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës.

Nxënësit pohuan se përderisa kjo profesoreshë do t’ju jap lëndën e Kimisë, ata nuk do të futen në asnjë orë. /Klan Kosova/