Telegrafi

A ju ka ndodhur të pastroheni edhe ju kështu, kur nuk keni pasur ujë? (Video)

Fabrika për përpunimin e ujit në fshatin Shkabaj do ta rrisë kualitetin e jetës për qytetarët e Prishtinës dhe Obiliqin, pasi mundëson një furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijes.

Kështu ishte thënë në përurimin e kësaj fabrike, e cila thuhet se ka kushtuar rreth 35 milionë euro.

Pas kësaj, përveç përshëndetjes së këtij projekti nga ana e qytetarëve të Prishtinës, kanë filluar edhe postime të ndryshme në rrjetet sociale që tregojnë përmirësimin e gjendjes së furnizimit me ujë.

Dhe ndonëse ka pasur shumë video që tregojnë se si Prishtina po furnizohet rregullisht me ujë, përcjell Telegrafi, një e tillë e shpërndarë me të madhe po tregon “nostalgjinë për të kaluarën”.

Ndonëse nuk është bërë në Kosovë, përdoruesit e rrjeteve sociale thonë se ajo “shfaq më së miri gjendjen në të cilën më herët kanë kaluar banorët e Prishtinës”, kur bëhet fjalë për mungesën e ujit. /Telegrafi/