Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë këtyre dy ditëve të kësaj jave vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Në këto kushte meteorologjike, thuhet më tej, do të mbajë mot me diell dhe i ndryshueshëm, ku vende –vende ( kryesisht të shtunën dhe të dielën në orët e pasdites) do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me erëra, reshje shiu të karakterit lokal dhe shkarkime rrufesh.
“Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 11-15gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 20-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindja shpejtësia e së cilës vende-vende mund të arrijë mbi 14m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Telegrafi/