Manchester United po tenton që në afatin kalimtar të janarit t’i bëjë disa transferime.
Djajtë e Kuq nuk e kanë filluar këtë sezon mirë dhe tani në afatin e dimrit dëshirojnë të përforcohen.
Sipas SunSport, United ka disa shënjestra për janar, pro që u duhet të shpenzojnë një shumë të majme parash.
Kai Havertz i Bayer Leverkusenit dhe Erling Haaland i Red Bull Salzburgut, janë dy dëshirat e Ole Gunnar Solskjaerit për afatin kalimtar të janarit.
Me transferimin e këtyre dy lojtarëve, trajneri norvegjez do të kishte një formacion me lojtarë shumë të rinj.
Djajtë e Kuq po mendojnë që në janar ta rikthejnë edhe të huazuarin te Aston Villa, portierin Dean Henderson. /Telegrafi/