Massimiliano Allegri është rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave angleze, pasi raportohet se mund të zëvendësojë Mikel Artetan si trajner i Arsenalit.
The Gunners thuhet se kanë humbur besimin në ish-mesfushorin e tyre, duke tentuar që të shpëtojnë këtë edicion që ka filluar si është më keq.
Pas dhjetë xhirove të zhvilluara, Arsenali është në vendin e 14-të me 13 pikë, derisa ka shënuar dhjetë dhe ka pranuar 12 gola.
Kështu, Allegri lidhet me një kalim në Emirates qysh në këtë muaj, pasi Arteta duket se ka humbur rrugën për të drejtuar skuadrën drejtë sukseseve.
Strategu italian te Arsenali mund të transferojë edhe tre ish-lojtarë që i kishte te Juventusi si, Paulo Dybala, Sami Khedira dhe Daniele Rugani, që të tre lidhen me një largim nga Zonja e Vjetër. /Telegrafi/