Telegrafi

Kështu mund të dukej formacioni i Unitedit nëse e transferon Kai Havertzin

Manchester United thuhet se po tenton ta transferojë Kai Havertzin nga Bayer Leverkuseni në afatin e janarit.

Mesfushori ofanziv po shkëlqen te skuadra gjermane, andaj ka marrë vëmendjen e disa skuadrave evropiane dhe jo vetëm të Djajve të Kuq.

United është duke i prirë garës për transferimin e Havertz, mirëpo ‘Farmacistët’ nuk do ta lejojnë largimin e tij nën shumën e 87 milionë eurove.

Leverkuseni i ka bërë të ditur skuadrës angleze janë të gatshëm që t’i fillojnë negociatat për lojtarin, mirëpo duhet të arrihet akordi i shumën.

Lexo po ashtu Man Utd pyet Leverkusenin për çmimin e Havertz

Nëse skuadra nga qyteti i Manchesterit arrin ta transferojë Havertzin, atëherë formacioni i tyre do të ndryshonte dukshëm.

Formacioni i Unitedit me gjermanin si pjesë e tyre: De Gea; Wan-Bissaka, Maguire, Lindelof, Shaw; Pogba, McTominay, Havertz; Rashford, Martial, James. /Telegrafi/