Telegrafi

Kështu mund të dukej formacioni i Chelseat për edicionin e ri – nëse kompletohen katër transferime

Chelsea po mendon që të bëjë disa transferime në këtë verë, derisa ka disa shënjestra.

The Blues duan që të rikthehen fuqishëm në garë për titullin e Ligës Premier, mirëpo u duhen disa top lojtarë.

Liverpooli dhe Manchester City po e dominojnë ligën në tri sezonet e fundit dhe Fran Lampard mendon të bëjë disa transferime në këtë verë.

Trajneri ka kërkuar nga bordi i klubit londinez që të transferohen lojtarë si, Jadon Sancho nga Borussia Dortmundi, Timo Werneri nga rasenball Sport Leipzig, Kai Havertz në Bayer Leverkusen dhe Ben Chilwell nga Leicester City.

Chelsea tashmë ka siguruar transferimin e Hakim Ziyech nga Ajaxi, e që shpreson që realizojë edhe këto katër shënjestra.

Formacioni i mundshëm i Chelseat për edicionin e ri: Kepa; James, Zouma, Rudiger, Chilwell; Kante, Kovacic, Havertz; Ziyech, Sancho, Werner. /Telegrafi/