Një nga akesorët më të përdorshëm për aktoren Diane Kruger është padyshim kapelja. Nuk ka pothuajse asnjë pamje të bukuroshes Kruger jashtë sheshxhirimit ku ky aksesor mos të jetë i pranishëm
Në forma e modele të ndryshme, Kruger, e lidhur me aktorin Joshua Jackson prej shumë vitesh, gjen gjithnjë si t’i kombinojë. Duke kaluar nga stili boho chic në atë më të sofistikuar alla parizien, kapelja është aksesori i parezistueshëm i aktores.
Në veshjet e saj më femërore e elegante modeli i zgjedhur është ai Borsalino. Është po ky model dhe në komibinimin e xhinseve të shkurtra me këmishat me kuadrata apo bluzet me vija.
Kapelet në formë marinari janë ato të zgjedhura për të kombinuar fundet poshtë gjurit alla franceze me bluzet e shkurtra. Është po ky aksesorë që aktorja përdor dhe për fustanet e saj të gjatë e transparentë.
Kapele jo vetëm në rrugë, por dhe në tapet të kuq e evente mundane. Sepse një kapele nuk është kurrë e tepërt…të paktën për Diane.
/Telegrafi/