Telegrafi

Kështu luan Shqipëria kundër Luksemburgut

Dëmtohet Hysaj në kavilje, por nuk është serioze. Gashi dhe Memushaj rikuperojnë. Trajneri po mendon t’i japë mundësi atyre që sluajtën ndaj Austrisë. Edhe Mavraj me probleme

Kombëtarja e Shqipërisë dje në mëngjes ka zhvilluar një seancë stërvitore, edhe pse ato futbollistë që kishin luajtur një ditë më parë ndaj Austrisë, si titullarë, kanë bërë më shumë hapje dhe ushtrime “streching”.

Lajmet e mira vijnë nga infermieria, ku burime të sigurta pranë gazetës “Sport Ekspres” bëjnë me dije se Shkëlzen Gashi dhe Ledian Memushaj janë rikuperuar që të dy dhe ka qenë kjo arsyeja se pse trajneri Gianni de Biasi ka këmbëngulur për të mos i rrezikuar ndaj Austrisë, në mënyrë që t’i ketë gati për ndaj Luksemburgut, në sfidën e ditës së nesërme.

Dhe, ditën e djeshme, si futbollisti i Colorado Rapids, ashtu edhe ai i Pescaras, janë stërvitur rregullisht më pjesën tjetër të skuadrës kuqezi, ndërsa mund të jenë gati që nga minuta e parë. Milot Rashica do të ketë minuta, por vetëm në pjesën e dytë, për t’u parë nga trajneri De Biasi. Por, ka edhe një lajm negative dhe ai vjen nga Elseid Hysaj.

Mbrojtësi shkodran, ndaj Austrisë ka marrë një goditje në kavilje dhe ka shtrënguar dhëmbët duke vazhduar. Edhe Mergim Mavraj ka probleme dhe gjithashtu do te mungoje.

Ndryshimet – Për sfidën ndaj Luksemburgut, trajneri De Biasi është duke menduar për ndryshim radikale, saqë dje të gjithë titullarët nuk janë stërvitur, por thjesht kanë bërë disa ushtrime për të shlodhur muskujt. Sot do të ketë edhe një stërvitje të fundit për të parë gjendjen e lojtarëve, teksa pritet që të ketë risi të mëdha, madje duke ndërruar plot 11 lojtarët që zbritën në “Erns Happel” të Vjenës.

Kjo është mundësia e fundit për të provuar ata që luajnë më pak dhe ndaj italiani mund të hedhë në fushë të gjithë lojtarët që e nisën nga stoli të shtunën. Kështu, në portë mund të jetë Shehi, teksa dëmtimi i Hysajt bën që Veseli të aktivizohet në krah, kurse në qendër Xhimshiti dhe Ajeti ulin në stol Canën dhe Mavrajn, ashtu si Aliji Agollin në krah. Në mesfushë pritet Roshi titullar, teksa rikthehen Gashi dhe Memushaj, me Kukelin dhe Bashën për të bërë “punën e pisët”, ndërsa Cikalleshi është në balotazh me Sadikun për sulmin, por kavajasi është i favorizuar.