Lindja e saj është vërtet spektakolare. Një video lindjeje që do t’ju magjepsë
Lindja e një jete të re është një nga gjërat më të bukura, por edhe ndër mrekullitë më të mëdha në këtë botë.
Sado e dhimbshme apo stresuese të duket, momenti i lindjes është gëzimi më i madh për të gjithë prindërit, por edhe për njerëzit që i duan, transmeton Telegrafi.
Në rrjetin social Instagram është shfaqur një video e një bebeje të lindur në amnios, gjë që ndodh shumë rrallë, vetëm një herë në 80 mijë lindje.
Kjo lloj lindjeje quhet edhe lindja e sirenës dhe duket më shumë se magjike.
Mjekët vëzhguan beben në amniosin e paprekur dhe sjelljen e saj, e cila është e njëjtë si në barkun e nënës dhe më pas hapën membranën dhe e “zgjuan” beben, e cila u shtri dhe tregoi se e shijon botën e re që në momentin e parë.
Shikoni këtë video të këndshme:
/Telegrafi/