Site icon Telegrafi

Kështu i komenton listat Ziadin Sela (Video)

Lëvizja për Reforma-PDSH dje ka përgatitur propozim listat për kandidatë për deputet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i LR-PDSH-së ka thënë se këto lista janë obligime nga degët dhe votuesit që zyrtarët e kësaj partie të marrin në dorë punët në Maqedoni dhe për këtë siç thotë ai, nuk i është plotësuar dëshira sekretarit të partisë, Arben Taravari, që mos të jetë në lista për deputetë.

Lexo po ashtu Taravari: Do të jem në listë për deputet, por dua të jem i fundit (Foto)

Gjithashtu Sela thotë se në lista ka vende edhe për anëtarët e partive tjera: RDK dhe Uniteti, si pjesë e koalicionit ”Aleanca për Shqiptarët”./Telegrafi/

Lexo po ashtu Këto janë bartësit e listave nga ”Aleanca për Shqiptarët”
Exit mobile version