Site icon Telegrafi

Kështu këndon presidenti Obama (Video)

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, i befasuar të pranishmit në Shtëpinë e Bardhë duke kënduar për ditëlindjen e vajzës së tij.

Malia është e lindur në festën e madhe amerikane (4 korrik) dhe babai i saj ka dashur që t’i kushtojë vëmendje të veçantë. Me këtë rast, çifti Obama kishin organizuar një ndejë.

“Meqenëse është punë e babait që ta turpërojë vajzën, unë e kam një të fundit”, ka thënë presidenti para se të këndonte “Shumë urime për ty”.

Natyrisht se gjithçka u shoqërua me mbështetje të të pranishmëve. /Telegrafi/

Exit mobile version