Këngëtari Blero ka qenë një ndër artistët më të pëlqyer gjatë vitit 2016.
Shumë projekte muzikore nga këngëtari u publikuan gjatë 2016-tës, gjersa në rrugën e muzikës këtë vit ka deputuar edhe vajza e tij e vogël Tara.
Ditë më parë, ai bëri të ditur se i kishte kompozuar një këngë Tarës për programet festive, gjersa së fundmi ata të dy kemi patur rastin t’i shohim edhe në një duet.
Ka qenë Blero, ai i cili ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet duke kënduar bashkë me Tarën një ‘cover’ të këngës “All of me”.
Në video ata shfaqen duke kënduar mjaft bukur një pjesë të këngës, teksa vërehen problemet e vogla të Tarës në shqiptimin e disa fjalëve në anglisht, gjë që e ka bërë edhe më të lezetshëm versionin e tyre të kësaj kënge. /Telegrafi/