I kemi parë pothuajse gjithmonë duke garuar në xhudo.
Por, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakovën nuk i kemi parë në momenti relaksi.
Natyrisht këtë e kanë merituar pas kampionatit evropian të mbajtur në Rusi, transmeton Telegrafi.
Gjersa Nora fitoi medaljen e bronztë në kategorinë 57 kilogram, Kelmendi u shpall kampione dhe mori medaljen e artë në kategorinë 52 kilogramë, duke bërë që para syve të presidentit rus, Vladimir Putin të intonohet himni i Kosovës.
Kujtojmë se institucionet shtetërore dhe qytetarët i organizuan një pritje madhështore në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. /Telegrafi/