Site icon Telegrafi

Kështu Gruevski u paralajmërua në Kongresin e PEP-së (Foto)

Në Kongresin e Partisë Evropiane Popullore (PEP) të cilat do të mbahen të mërkurën dhe të enjten në Maltë, delegacioni i OBRM-PDUKM-së, e kryesuar me kryetarin Nikolla Gruevskin, është paralajmëruar si parti nga ‘FYROM-i’. Kjo qëndron në listën e partive- pjesëmarrësve e publikuar në web-faqen e kongresit vjetor të PEP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në të, në listën e anëtarëve shoqëruese të PEP-së, është shkruar edhe OBRM-PDUKM me pesë delegatë. I pyetur nga Meta zëdhënësi i partisë së OBRM-PDUKM, Ivo Kotevski, nëse planifikohet që Gruevski të reagoj për shkak të kushtëzimit të këtillë nga partitë simotra.

‘Ne jemi pjesë e PEP nën referencën për të cilën është pajtuar LSDM, me shpjegimin se e njëjta nuk do të zgjat më shumë se disa muaj. Ne si OBRM-PDUKM në çdo rast tregojmë se emri jonë kushtetues Republika e Maqedonisë, por edhe gabimet dhe lëshimet nga e kaluara vështirë përmirësohen’, deklaroi Kotevski.

Kongresi do të mbahet në hotelin ‘Interkontinental’ në qytezën Sant. Julian. /Telegrafi/

 

Exit mobile version