Telegrafi

Kështu e përshkruajnë mediat greke vizitën e Zaevit në Bullgari

Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje vizitës së kryeministrit Zoran Zaev në Bullgar dhe takimit të tij me homologun bullgar, Boyko Borisov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas gazetës ”Rizospastis”, qeveria bullgare ka marrë rolin e një ”udhatëri tregtar” për euro-integrime të Maqedonisë, duke theksuar se Borisov ka marrë rolin e ”ndërmjetësuesit” në çështjen e emrit ndërmjet Athinës dhe Shkupit.

Mediat greke e cilësojnë Bullgarinë si fqiun e parë të Maqedonisë dhe që ka dëshirë të madhe ta ndihmojë këtë shtet në rrugën euro-integruese. Ata citojnë deklaratën e Borisov-it të thotë se do të bëjë çmos që bashkë me Greqinë të tejkalohen problemet, pasi që destabilizimi i Maqedonisë paraqet rrezik edhe për kufijt e Bullgarisë dhe Greqisë.

Marrëveshja e fqinjësisë së mirë dhe festimi i Ilindenit gjithashtu janë pjesë e shkrimeve në gazetat greke./Telegrafi/