Kim Kardashian doli me shoqet të martën për festën e revistës “GQ” dhe për këtë rast vendosi të vishte një fustan të zi, me një dekolte stil korseje, që i nxirrte në pah “asetet” e bollshme.
35-vjeçarja bëri disa “selfie” të njërës nga dy pjesët trupore më të bukura të saj (tjetrën e dini vetë se kush është) dhe i postoi në Instagram, ndërsa në Snapchat postonte shpesh video për të treguar se si po kalonte festa.
Në këtë festë ishte e pranishme edhe Chrissy Teigen, e cila nuk ishte më pak se Kimi në aspektin e dekoltesë.