Sot(e martë) u dha lajmi se aktorja e njohur amerikane Carrie Fisher ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare.
E njohur për karrierën e saj të suksesshme, ajo ka qenë edhe një emër shumë i dashur për yjet e muzikës.
Ka qenë pikërisht këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shihet pranë aktores tashmë të ndjerë, në prapaskenën e xhirimeve të filmit “Wonderwell”, pjesë e të cilit do të ishin dy figurat.
Ajo ishte fotografuar me të, teksa sot që ajo nuk është më në këtë bot, këngëtarja Ora i ka dedikuar një status hsumë pecial në mbishkrimin e fotografisë në Instagram.
“Ka qenë një nder i madh të punoja në një grup të tillë me ty, “Wonderwell” nuk do mund të bëhet në mungesën tënde”, ka shkruar 26 vjeçarja. /Telegrafi/