Telegrafi

Kështu e komenton Grubi thirrjen e tij ”UÇK, UÇK, UÇK” (Foto/Video)

Shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe bartësi i listës së BDI-së në Zonën Zgjedhore numër 1, Artan Grubi i ka komentuar thirrjet e tij ”UÇK, UÇK, UÇK” në hapjen e fushatës së BDI-së, në Konventën e mbajtur dje në Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.

”UÇK udhëheq Qeverinë, UÇK drejton Parlamentin, UÇK menaxhon Komunat, e nëse kjo ju pengon, me dashamirësi ju sygjeroj të pajtoheni me këtë përcaktim të popullit shqiptar sepse keni për ta parë UÇKnë edhe gjatë kohë në ballë të proceseve.
Unë sot me kismet, do t’ia nis fushatës nga Muzeu i UÇKsë në Shkup sepse aty e kemi zanafillën.” ka shkruar Grubi në Facebook./Telegrafi/