Site icon Telegrafi

Kështu e komenton ‘Arifhikmeti’ politikën në Maqedoni (Video)

Xhevdet Jashari apo siç ndryshe njihet si ‘Arifhikmeti’ i serialit ‘O sa mirë’ në pyetjen e Fatmir Spahiut-Bufi rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ka thënë së ka neveri për politikanët dhe nuk do që t’i komentoj zgjedhjet, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”A e din çfarë? Unë, nuk e di sa e keni vërejt, tek seriali ”O sa mirë” në asnjë moment nuk kam përmendur politikë të Maqedonisë. Ma kanë shkruajt që të përmenden politikanë por unë i kam anashkaluar dhe nuk i kam përmend. Nuk dua të bëhem si Milaim Zeka me shajt për politikën. Aq shumë ma kanë gërdit jetën saqë s’dua të flas. Ta them të drejtën i urrej politikanët shqiptarë.” tha mes tjerash aktori Jashari në emisionin ”Natën me Fatmir Spahiun”./Telegrafi/

https://youtu.be/pgffBpGqbmA

Exit mobile version