Fitorja e Francës në kohën shtesë ndaj Shqipërisë është komentuar gjerësisht nga mediat ndërkombëtare.
Shtypi francez foli për kualifikimin “me dhimbje” në minutat e fundit, ndërsa media angleze dhe italiane kanë pasqyruar në titujt e tyre dy golat e Grizmanit dhe Payes.
Prestigjiozja “France Futboll” lajmëron kualifikimin e Francës me titullin “Blutë kualifikohen, por me dhimbje”.
Ndërsa “L’ Equipe” ka vendosur titullin “Më e mira për në fund”.
“Gazzeto.it” e hap me titullin “Grizman dhe Payet shënojnë në fund, Francë-Shqipëri 2-0”
“The gardian” : “Golat e vonuar të Grizman dhe Payet çojnë Francën në 16-tshe”
“The Sun”: “Francë 2-0 Shqipëri , Grizman dhe Payet janë heronjtë e organizatorëve të “Euro 2016”