Telegrafi

Kështu e këndon Capital T këngën “Sa t’kom dashtë” të Nora Istrefit (Video)

Reperi i njohur Capital T, Ledri Vula, Nora Istrefi dhe Robert Berisha ndodhen së fundmi në Shtete e Bashkuara të Amerikës, ku kanë mbajtur disa koncerte për shqiptarët që jetojnë atje.

Teksa po qëndrojnë në New York, ata kanë qenë vazhdimisht pranë njëri-tjetrit, teksa momentet më të mira i kanë kaluar së bashku në prapaskenë.

Lexo po ashtu Nora preferon ta kalojë natën kështu? (Foto)

Së fundmi, Kapo ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet në prapaskenën e një koncerti, ku pranë tij gjendet këngëtarja Nora Istrefi.

Ai ka shkuar pranë Norës duke kënduar këngën e saj “Sa t’kom dashtë’, gjersa versioni i tij e ka bërë për të qeshur këngëtaren. /Telegrafi/