Pamje mahnitëse të publikuara në internet tregojnë foshnjën e peshkaqenit duke lëvizur brenda vezës së saj.
Karissa Otero gjeti vezën e peshkaqenit derisa po gjurmonte në bregdetin e Kalifornisë, së bashku me djalin e saj dyvjeçar, Bodhi.
Ajo ishte e mahnitur kur gjeti foshnjë e peshkaqenit, që ishte ende gjallë në vezën e tij në bregdet, i cili së fundi ishte përmbytur nga valë të larta.
Otero postoi foton në mediat sociale dhe Muzeu i Historisë së Natyrës Santa Barbara konfirmoi se bëhet fjalë për vezë të peshkaqenit.
Ndryshe, Otero ka kthyer serish vezën në det me shpresën se foshnja do të mund të mbijetojë.